Chelsea-Real, marrëveshje për Eden Hazard

19/03/2016 13:35

Eden Hazard duket se do të ketë si destinacion të ardhshëm Realin e Madridit. Kjo është ajo që publikohet te e përditshmja britanike ‘Daily Express’, sipas të cilës klubi spanjoll dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e futbollisti belg në Madrid.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, kjo cështje pritet të mbyllet përfundimisht në fund të sezonit. Për Hazard kishin shfaqur interesin e tyre edhe Manchester United dhe PSG, por që të dy këto klube duket se e kanë humbur betejën me Realin e Madridit.

“Daily Express” bën të ditur se vlera e kartonit të futbollistit arrin në 100 milionë euro dhe se klubi iberik do të nxjerrë në merkato James Rodriguez ose Iskon për t’i liruar vendin Eden Hazard.

Top Channel