Zvicra, shqiptarët bëhen plot 7

19/03/2016 00:00

Bëhen plot 7 futbollistët shqiptarë, të cilët përfaqësojnë kombëtaren zvicerane në arenën ndërkombëtare në nëj grumbullim të vetëm. Përfaqësuesja helvetike do të ketë më shumë se kurrë ngjyrat kuqezi në miqësoret e këtij muaji pas publikimit të listës së fundit të trajnerit Vladimir Petkovic.

Tekniku i kombëtares zvicerane ka zyrtarizuar emrat e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore, që zhvillon këtë muaj ndaj Irlandës dhe Bosnje Hercegovinës. Në listën e Petkoviç është përfshirë edhe Shani Tarashaj, futbollisti me prejardhje nga Kosova, që për herë të parë merr ftesë nga kombëtarja A e Zvicrës.

Tarashaj përgënjeshtron kështu totalishrt veten pasi këtë fundjavë tha publikisht se do të refuzonte ftesën e kombëtares A të Zvicrës, për të luajtur për me kombëtaren Shpresa, që ka një ndeshje të vështirë për të zhvilluar.

Por, në listën e Petkoviç të publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Zvicrës, figuron edhe Shani Tarashaj. Ky i fundit i bashkohet kolonisë së shqiptarëve në grumbullimin e helvetikëve.

Mes të përzgjedhurve të tjerë, janë  Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Por ka plasur që tani një cështje e madhe te Zvicra për përjashtimin e kapitenit Gokhan Inler, që nuk do të jetë në testin në Irlandë, si dhe atë në 29 mars ndaj Bosnjes në Zyrih. Mesfushori që ka luajtur 89 herë me fanelën helvetike,  ka marrë sinjale të qarta se mund të mos jetë fare as në Euro 2016.

Top Channel