Luiza Gega zhgënjen, nuk arrin finalen e Botërorit

18/03/2016 00:00

Luiza Gega ka zhgënjyen në botërorin e sallave të mbyllura që po zhvillohet në Portland të SHBA-ve.

Atletja shqiptare, e cila garoi në disiplinën e 1500 metrave, u rendit e teta në baterinë e 2 dhe e 16 mes 20 konkurrenteve, rezultat ky që nuk i jep mundësinë asaj të shkojë në finale.

Kampionia shqiptare e mbylli garën me kohën 4 minuta, 16 sekonda e 12 të qindtat, rreth 10 sekonda më shumë se koha me të cilën 28-vjeçarja theu rekordin kombëtar dhe fitoi medaljen e artë disa javë më parë në Ballkaniadën e Stambollit.

Ky ishte dhe aktiviteti i fundit që mundësonte kualifikimin për në Lojërat Olimpike Rio 2016, por kjo gjë nuk e shqetëson kampionen shqiptare, e cila e ka marrë kualifikimin falë vendit të pestë që arriti majin e kaluar në Diamond League.

Top Channel