Kanye West, më influencuesi në internet

18/03/2016 00:00

Kanye West ka lënë pas bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, si dhe futbollistin Cristiano Ronaldo, në një klasifikim të fundit.

Revista prestigjioze “TIME” e ka shpallur atë si njeriun më influencues në internet.

Revista e argumenton zgjedhjen e saj me faktin se, ylli i hitit “Love Lockdown” ka “perfeksionuar artin e përdorimit të Twitter”-it, ndaj meriton edhe trofeun e këtij klasifikimi.

Në këtë listë është edhe prezantuesi britanik, James Corden.

Top Channel