Totti përballet me “telashe” të reja!

18/03/2016 00:00

Më 10 mars, ajo është bërë nënë për herë të tretë, pas lindjes së vogëlushes Isabel, por “shoëgirl”-i italian, Ilary Blasi, që shumëkush e njeh edhe si bashkëshorten e futbollistit legjendë të Romës, Francesko Totti, shprehet e gatshme edhe për një tjetër fëmijë.

Duke ndërhyrë përmes telefonit gjatë një programi të titulluar “Verissimo” në Canale 5, ajo tregon detaje të lindjes së vajzës. “Ishte një lindje natyrale dhe thuajse u ngrita në këmbë menjëherë. Le të themi që jam gati edhe për fëmijën e katërt”, u shpreh Ilary.

“E mendoja shumë herë më keq, ndoshta sepse kaluan 10 vite nga hera e fundit”, vijon më tej ajo për fëmijën e tretë të çiftit Totti. “Dikush thotë që më ngjan mua, por unë besoj shumë që ajo të jetë diçka e mesme mes dy vëllezërve të saj, Chanel dhe Cristian”.

Gjatë rrëfimit telefonik, “shoëgirl”-i italian tregon se i pranishëm në momentin e lindjes ka qenë edhe Francesco Totti. “Ishte me mua në sallën e lindjes. Më asistoi dhe kënaqej shumë, ndërsa unë më pak”, bëri shaka ish-prezantuesja e emisionit “Le Iene”.
 
Mirëpo emri i foshnjes së saj është bërë subjekt debatesh në rrjetet sociale. Dhe Ilary përgjigjet me ironi:

“Pas Chanel, më duhej të bëja një zgjedhje normale. Megjithatë, edhe përpara se të zbuloja se isha shtatzënë, Isabel i pëlqente të gjithë familjes”, rrëfen Blasi.

Top Channel