ATP Indian Wells, Raonic dhe Goffin në gjysmëfinale

18/03/2016 00:00

Raonic-Goffin është sfida e parë gjysmëfinale e turneut Masters të Indian Wells. Tenisti kanadez eliminoi në çerekfinale francezin Gael Monfis në 2 sete për të shënuar emrin mes 4 më të mirëve të këtij aktiviteti.

Raonic e fitoi 7-5 setin e parë, ndërkohë që në të dytin e pati më të lehtë duke e mbyllur atë me rezultatin 6-3.

David Goffin vazhdon me paraqitjet e mira në Indian Wells. Tenisti belg u kualifikua në gjysmëfinale pasi eliminoi Marin Cilic në 2 sete.

Seti i parë është i rivalizuar dhe Goffin e mbylli në favor të tij vetëm pas “tie break” 7-6. Në të dytin dominimi i belgut ishte i dukshëm dhe ai e fitoi atë 6-2.

Top Channel