Juventus: Me Allegrin deri në 2018-n

18/03/2016 00:00

Eleminimi i hidhur nga Liga e Kampionëve ndaj Bajernit të Mynihut dhe zërat për një kalim të tij tek Chelsea apo Reali i Madridit nuk ishin pengesë për zgjatjen e kontratës së Max Allegrit në krye të stolit të Juventusit.

Klubi torinez njoftoi këtë të premte në faqen e vet zyrtare se është arritur marrëveshja për zgjatjen e kontratës me trajnerin aktual deri në vitin 2018, të hapur edhe për 2019.

“Është momenti i duhur për të zgjatur kontratën dhe për të konfirmuar një teknik që këtu tek ne ka treguar vlera të mëdha në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e Juventusit.

Dhe gjithçka është gati, mungon vetëm firma e Allegrit, që sipas mediave italiane do të hidhet e zeza mbi të bardhë brenda dy ditësh. Të njëjtat burime flasin për një rritje të pagës së teknikut në 5 milionë euro.

Të dielën në derbin me Torinon Allegri plotëson 100 ndeshjet në krye të stolit të Juventusit, ku ka arritur 65 fitore, 20 barazime dhe 14 humbje.

Top Channel