“Mendova se në fermën time do të shtohej vetëm një lopë, por ajo doli se ishte një lopë me dy koka”, kështu e ka përshkruar fermeri Shaun Sowray fenomenin e rrallë.

Në Yorkshire të Britanisë ka lindur një lopë me një qafë, dy koka, 4 sy e 4 veshë, dy gojë dhe dy hundë. Përpos se është një krijesë e pazakontë me një deformim të theksuar gjenetik, çfarë tjetër simbolizon lindja e saj?

Ky fenomen në kulturën pagane dhe atë të supersticionit thuhet se paralajmëron fundin e botës. Lopa me dy kokë është një shenjë fatkeqësie. Mitologjia e lashtë pretendon se një krijesë e tillë “monstruoze” është një shenjë nga Perëndia.

Kur një rast i tillë i ngjashëm ndodhi në Peru disa vjet më parë, fshatarët kishin frikë se do të ndodhte një fatkeqësi, e muaj më vonë vendi u godit nga një tërmet 7.5 ballësh.

Ndërsa ekspertët thonë se ajo është aq e rrallë që shanset për të ndodhur janë një në 400 milionë. Në këtë probabilitet kaq të ulët, fenomeni ka ndodhur edhe në Shqipëri, ku më 10 mars në fshatin Bulo të Gjirokastrës lindi një viç me dy kokë.
 
Teksa mitologjia flet për fundin e njerëzimit, shumë imagjinojnë shkatërrimin natyror të saj, ndërkohë që nga ana tjetër, Donald Trump, është një nga kandidatët më të fortë për presidencën e Shtëpisë së Bardhë.

Dhe këtu lind pyetja, a mos është dhe ky një ogur për fundin e botës?

Top Channel