A ju pëlqejnë helmetat e pilotëve të Formula 1?

17/03/2016 00:00

Këtë javë starton kampionati më i bukur i automobilizmit në botë, Formula 1, një ekskluzivitet i Top Channel.

Ndërsa të gjithë janë të uritur për të mësuar se cila skuadër do të rivalizojë Mercedes apo se cili pilot do të thyejë hegjemonine e Hamilton, jo jashtë vëmendjes mbeten edhe detajet më interesante të garave.

Një prej tyre është padyshim edhe helmeta që do të mbajnë pilotët në këtë sezon.

Rregullat kanë ndryshuar në fillim të 2015-s që do të thotë se pilotët duhet të mbajnë një helmet për të gjithë sezonin, duke i privuar nga e drejta për të ndryshuar dizajnin ndërmjet garave.

Pushimi dimëror ishte mundësia e tyre e parë për të ndryshuar helmetën të cilën duhet ta mbajnë në 12 muajt e ardhshëm.

Ndryshimet më të bukura vihen re në dizajnet e helmetave të Nico Hulkenberg, Sebastian Vettel, Romain Grosjean dhe Esteban Gutierrez.

FOTO GALERI
1/22
Lewis Hamilton (Mercedes)

Top Channel