Pogba mund të braktisë Juventusin

17/03/2016 12:35

Cdo ditë flitet për mundësinë e largimit të Pogba nga Juventusi. Por pas eliminimit të “Zonjës së Vjetër” nga Liga e Kampioneve këto zëra pritet të shtohen akoma më shumë, duke parë edhe pretendimet e vetë futbollistit 23-vjeçar.

Pothuajse të gjithë klubet më të rëndësishme të Evropës janë përfshirë në garë për mesfushorin e Juventusit, i cili pritet të shndërrohet në një objekt ankandi në merkaton e transferimeve të kësaj vere.

Manchester City, Manchester United, Barcelona dhe Paris Saint Germain janë skuadrat qe janë më shumë të interesuara për Pogba, ndërkohë që edhe Reali i Madridit nuk mbetet pas. Së fundmi ka nënshkruar edhe një kontratë me Adidas, që do të thotë se marka mund të ndikojë në zgjedhjen për destinacionin e ardhshëm të tij.

Ndërkaq, Juventusi mund të humbasë përfundimisht edhe të riun Koman, i cili e ndëshkoi në Ligën e Kampioneve me fanelën e Bajernit të Mynihut. Kampionët e Gjermanisë, të cilët e kanë marrë 20-vjeçarin francez në formë huazimi për 2 sezone, mund ta blejnë kartonin e tij për 21 milionë euro.

Top Channel