Fotomontazhi, Bayern kërkon falje

16/03/2016 00:00

Skuadra e Bayern Munich iu ka kërkuar falje të gjithë tifozëve bardhezinj të Juves për fotomontazhin që u bë viral në rrjete sociale.

Llogaria zyrtare e skuadrës bavareze në “Twitter” postoi një fotomontazh në të cilën ishte vendosur portieri Neuer, slogani “qui e la fine” (këtu është fundi), dhe një hekurrudhë që çonte drejt stadiumit “Alianz Arena”.

Mirëpo, tifozët bardhezinj si dhe mediat italiane e cilësuan si një provokim të rëndë që kujton kampet e tmerrshme të nazistëve. Madje, u publikua edhe fotoja e hekurudhës që të çonte te një ish-kamp përqendrimi.

“Për fat të keq, ka pasur një keqkuptim me imazhin tonë për ndeshjen e sotme. Është bërë një përqasje historike, por kurrë nuk kishte këtë qëllim. Nëse do të jenë lënduar ndjenjat e tifozëve të Juventusit, ose përdoruesve të tjerë të këtij rrjeti social, ne sinqerisht kërkojmë ndjesë. Objektivi ynë i vetëm në fotomonazh ishte evidentimi i faktit se njëri nga dy ekipet do t’i japin lamtumirën Ligës së Kampionëve”, shkruhej në sqarimin e skuadrës bavareze.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel