Ben Minga, sulmuesi që i mungon “Tironës”

16/03/2016 00:00

Nëse do flasim për një një kolos të sulmit të Tiranës, të gjithëve na shkon në mendje emri i Arben Mingës.

Në këtë 16 mars, ish-ylli i klubit bardheblu duhej të festonte 57-vjetorin e lindjes, por një sëmundje e rëndë e ndau nga jeta përpara kohe në vitin 2007.

Arben Minga ka mbetur në kujtesën e të gjithë tifozëve të Tiranës dhe jo vetëm, pasi për shumë vite ai ishte qendërsulmues dhe me ekipin kombëtar.

Ai luajti 25 ndeshje me Shqipërinë dhe të fundit ndeshje, atë kundër Anglisë, e luajti duke mbajtur shiritin e kapitenit.

Në kujtesën e të gjithëve është padyshim goli i famshëm me Belgjikën, ku u shfaqen më së miri karakteristikat e këtij sulmuesi të madh.

Ben Minga, siç njihej nga të gjithë tifozët bardheblu, fitoi 6 tituj kampionë me Tiranën, skuadrën e tij të zemrës, ndërsa shënoi më shumë se 100 gola.

Për nder të legjendës bardhelu, Bashkia Tiranë ka vendosur një rrugë me emrin Arben Minga.

(Klikoni këtu për të ndjekur një kronikë të realizuar nga kolegët e SuperSport për Benin e madh)

FOTO GALERI
1/7

Top Channel