I pastrehu fiton 100.000 dollarë

16/03/2016 00:00

Një i pastrehë nga San Francisko do të marrë 100.000 dollarë shpërblim për ndihmën e dhënë policisë në kapjen e dy të arratisurve nga burgu.

Matthew Hay-Chapman i kishte parë në media fotografitë e dy burrave dhe i ka pikasur në një kamionçinë të vjedhur.

Ata ishin arratisur nga burgu i Kontesë Orange gjashtë ditë përpara se të diktoheshin nga Chapman, duke nxitur një gjueti të vërtetë të njeriut nga autoritetet e zonës.

Shpërblimi i plotë ishte 150.000 dollarë dhe u nda mes katër personave, por Hay-Chapman mori pjesën e “luanit”.

Top Channel