Totti drejt Amerikës

16/03/2016 00:00

E ardhmja e Francesko Tottit duket se do të jetë larg Romës. Kapiteni i verdhekuqve nuk e ka pëlqyer deklaratën e presidentit të verdhekuve, Palotta, i cili tha se Totti duhet të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Kjo ka bërë që 39-vjeçari të mendojë për një aventurë të fundit ndoshta në SHBA, edhe pse dëshira e tij është që të mbyllë karrierën te skuadra romane.

Në fakt në Major League Soçer nuk mungojnë skuadrat që e dëshirojnë shërbimin e Tottit dhe një opsion është Miami ku Alessandro Nesta do ta priste me krahëhapur.

Por, Miami ende nuk është pjesë e këtij kampionati dhe për këtë arsye Totti mund të zgjedhë si destinacion të ardhshëm Los Angeles, gjithnjë nëse ai nuk vendos të mbyllë karrierën e tij që në fund të këtij sezoni.

Top Channel