Bashkëshortja kap “mat” burrin

16/03/2016 00:00

Ka njerëz që nuk shohin ëndrra, ka nga ata që shohin makthe, por ka edhe nga ata që i shohin plot humor…dhe i tillë është rasti në fjalë.

Një bashkëshorte amerikane ka kapur “mat” burrin e saj teksa gajasej në gjumin e thellë.

Pa u menduar dy herë, ajo ka vendosur të filmojë videon dhe më pas t’ua dorëzojë atë “ekspertëve” të “America’s Funniest Home Videos”, një spektakël jetëgjatë humoristik në Shtetet e Bashkuara.

Programi në fjalë ka hedhur në ditët e fundit të shkurtit videon në rrjetet sociale, ku kanë vërshuar me milionë klikime dhe komente.

Top Channel