Fotot e mëposhtme tregojnë disa nga 2.4 milionë fëmijët sirianë që kanë frikë nga e ardhmja pasi janë larguar nga vendi i tyre që është shkatërruar nga lufta. Shumë prej tyre, rreth 640 000, jetojnë nëpër kampet e shtetit fqinj Jordani, nga ku janë shkrepur edhe fotot.

Fëmijët thonë se i mungon jeta që bënin në Siri, sidomos shkolla: “Shkoja në shkollë, në Hama. Kisha shumë shokë atje, por shtëpia na u shkatërrua dhe na u desh të vinim në Jordani”, thotë Rakani 11-vjeçar.

Ndërsa Jasmina, një vajzë po 11-vjeçare thotë se gjëja që do më shumë në botë është që të kthehet në qytetin e saj, pasi i mungon “shkolla dhe shoqet”.

Fotot janë realizuar nga Muhamed Muheisen, fotografi i Associated Press për Lindjen e Mesme, Afganistanin dhe Pakistanin.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel