Meri Lalaj, korrespondenca ime me artistët

15/03/2016 00:00

Meri Lalaj ka një jetë të tërë që dërgon e merr letra. Ka një korrespondencë me rreth 100 njerëz të famshëm e të zakonshëm.

Të parën letër ia nisi një vajze të quajtur Helena, e cila me pas u bë Helena Kadare, bashkëshortja e gjeniut tonë të letrave, Ismail Kadare.

Vajzat, në atë kohë 12-vjeçare, u njohën në një kamp pionierësh në Pogradec dhe e vazhdojnë korrespondencën edhe sot e kësaj dite, me email tashmë.
 
Shkrimtarja dhe përkthyesja ka patur një letërkëmbim me Lasgushin, i cili nuk e uronte me shprehje klishe.

Meri ka një mik të veçantë, Xhonin, që i bie botës kryq e tërthortë, dhe nuk harron kurrë t’i dërgojë kartolina mikes nga Shqipëria. Ato i vijnë që nga Kuba, Argjentina, Tibeti apo edhe Rusia.

Si e ëma dhe e bija. Në moshën 12-vjeçare, vajza e vetme e Merit, Manjola e cila aktualisht jeton në Gjermani, i shkruante të ëmës nga kampi i pionierëve.

Top Channel