Ëndrra po kthehet në realitet, Leicester mposht edhe Newcastle

14/03/2016 00:00

Tashmë kanë mbetur edhe 8 ndeshjet nga përfundimi i këtij sezoni në Premiere League dhe Leicester është më afër se kurrë fitimit të një titulli që pakkush e kishte menduar.

Ekipi i drejtuar nga italiani Ranieri fitoi minimalisht në fushën e tij ndaj Newcastle, që në këtë takim kishte në bankinë ish-trajnerin e Realit, Rafa Benitez.

Japonezi Okazaki ishte autor i një goli mjaft të bukur në minutën e 25-t të pjesës së parë, i cili rezultoi i vetmi në këtë takim.

Leicester ka një diferencë prej 5 pikësh nga Tottenhami i vendit të dytë dhe 9 nga Arsenali, i cili ka një ndeshje më pak.

Top Channel