Supergafa e gjyqtarit

14/03/2016 00:00

Ndodh shpesh të shohim gabime të gjyqtarëve në ndeshje futbolli, por rrallë si këto të një arbitri në një ndeshje amatore në Rumani.

Gjatë një aksioni, njëri prej lojtarëve tentoi të shënonte me një gjysmë roveshatë, por vetëm sa kryqëzon këmbët, pasi nuk e prek topin.

Topi përfundon jashtë, por rrjeta ishte e çarë dhe ai futet brenda portës, por për gjyqtarin ky nuk është problem pasi e quan si gol të rregullt.

Anësori nuk ka arritur të shoh episodin në tërësi, ndërsa gjyqtari ishte larg zonës.

Për këtë gabim të gjyqtarëve, skuadra që pësoi golin vendosi të protestonte me lojtarët që vetëm qëndrojnë në fushë pa reaguar dhe me portierin që hap portën duke bërë që i njëjti lojtar të shënojë një tjetër gol.

Top Channel