Publikohet klipi i këngës “Fairytale”

14/03/2016 00:00

Eneda Tarifa u shpall fituese e Festivalit të Këngës me këngën e saj “Përrallë” me tekst të Olsa Toqit.

Mbrëmjen e kaluar është publikuar versioni anglisht e këngës përfaqësuese në Eurosong, e shoqëruar me një videoklip.

Disa pjesë të këtij klipi janë realizuar në Theth, duke treguar edhe bukuritë e vendit tonë. Edhe faqja zyrtare e Eurovizion ka publikuar videoklipin e këngës, ku nuk kanë munguar komentet e shumta.

Më herët Eneda Tarifa ka realizuar koleksionin e fotove për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion. Ajo ka theksuar se fotot janë ndërthurje e natyrës së virgjër me klasiko-modernen.

Top Channel