Vjedhja e makinave është një zanat i rrezikshëm, por nuk ka dyshim se vjedhja e një makine policie e kalon tej mase këtë prag.

Pikërisht kjo ndodhi në Los Anxhelos, ku policia u vu në ndjekje të një të dyshuari që vodhi një makinë policie dhe përreth një orë e ngau atë me shpejtësi të larta në disa autostrada dhe lagje të qytetit.

Sipas mediave, makina e policisë e vjedhur arriti në disa momente shpejtësi mbi 1600km/h edhe në zona urbane. Mësohet se i dyshuari e vodhi makinën, ndërsa agjentët e policisë gjendeshin në një banesë pas marrjes së një thirrje për konflikt familjarë.

Megjithatë, pas një ndjekje nëpër qytet, agjentët kanë mundur që të bllokojnë makinën e vjedhur në një rrugë dhe u vërsulën drejt të dyshuarit me armë në dorë.

Televizioni lokal KNCB raporton për të shtëna dhe se i dushuari humbi jetën, por kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga policia e Los Anxhelos.

Top Channel