Simeone refuzon Interin

14/03/2016 00:00

Diego Simeone mohon zërat që shohin atë larg Atletico Madrid e ndoshta tek Interi.

Tekniku argjentinas deklaroi së fundmi se lajmet e publikuara në lidhje me të ardhmen e tij tek zikaltrit janë thjesht në kuadrin e zërave spekulativë.

Ai deklaroi se është shumë i lumtur te Atletiko Madrid me të cilin punon me të njëjtin entuziazëm si në ditën e parë.

Për trajnerin argjentinas ishte interesuar edhe Roman Abramovich, presidenti i londinezëve të Chelseat, i cili duket se pas refuzimit të Simeones, ka vendosur t’i besojë skuadrën e tij italianit Conte.

Top Channel