Valencia, Garcia zëvendëson Neville

14/03/2016 00:00

Rudi Garcia mund të marrë vendin e Gery Neville te Valencia, ky është lajmi i fundit që publikohet në median spanjolle.

Tekniku francez që është ende në kontratë me Romën, është parë në stadium duke ndjekur derbin mes Levantes dhe Valencias që ka lënë të nënkuptohet se ekipi iberik mund të jetë e ardhmja e Rudi Garcias.

Pasdisa goditjeve në merkato, francezi nuk realizoi pritshmëritë që kishin drejtuesit e klubit të Romës duke sjellë edhe shkarkimin e tij.

Në fazën e parë të kampionatit, Roma ishte e pestë në klasifikim me 35 pikë, duke bërë që skuadra të reagojë për të rikthyer Spalletin.

Pavarësisht eliminimit në Champions nga Reali i Madridit, Roma e Lucianos ka arritur tetë fitore radhazi në kampionat duke u radhitur në vendin e tretë në klasfifikim, vend ky që dërgon në Europë sezonin e ardhshëm.

Top Channel