Rhian Sugden mahnit Spanjën

14/03/2016 00:00

Rhian Sugden ka ngritur temperaturat gjatë disa ditëve pushimi që ka kaluar me të fejuarin e saj, aktorin Oliver Mellor.

Modelja 29-vjeçare ishte në plazhet e Tenerifes, aty ku tregoi format e saj perfekte me një bikini me vija horizontale bardhë e zi.

Britanikja u fotografua së bashku me partnerin e saj në pishinën e hotelit ku po qëndron. Çifti u pa duke “luftuar” me ujë dhe duke e shijuar në maksimum ditën e pushimit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel