Avioni nuk është aq “Iron”

13/03/2016 00:00

Boeingu i famshëm i bandës legjendare të “heavy metal”, Iron Maiden, është dëmtuar në aeroportin e kryeqytetit të Kilit.

Avioni u dëmtua në momentin që po furnizohej me karburant, por fatmirësisht asnjë nga anëtarët e grupit dhe nga ekuipazhi nuk ndodheshin në të në momentin e përplasjes, ndërsa dy pjesëtarë të stafit të aeroportit mbetën të lënduar.

Avioni pësoi disa dëmtime jo të mëdha, ndërsa pajisjete grupit nuk ishin ngarkuar mbi Ed Force One në kohën e aksidentit.

Pas koncertit në Santiago, anëtarët e grupit legjendar të “heavy metal” kishin në plan të zhvillojnë një koncert në Argjentinë, por tashmë duket se ai është vënë në diskutim, megjithëse ende nuk ka një deklaratë zyrtare mbi anulimin e koncertit.

Boeing 747, i njohur edhe si “Ed Force One”, është pilotuar shpesh edhe nga vokalisti kryesor i grupit Bruce Dickinson, i cili është një pilot i kualifikuar.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel