Formula E, ndëshkohet Di Grassi. I heqin titullin në Meksikë

13/03/2016 00:00

Lucas Di Grassi fitoi Çmimin e Madh të Meksikës në Formula E, por pesha e makinës nën minimunin e lejuar bëri që titulli t’i shkojë belgut Jerome D’Amdrosio i cili e mbylli garën në vendin e dytë.

Makina me të cilën triumfoi në pistë braziliani peshonte 886.2 kg, 1.8 kg më pak se minimum i lejuar.

Ky vendim e zbret Grassin në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, 22 pikë më pak se kryesuesi Sebastien Buemi.

Formula E është një sport i njohur nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit në të cilën përdoren vetëm makina me fuqi elektrike.

Top Channel