Pacquiao rikthehet në ring, sfidon amerikanin Bradley

13/03/2016 00:00

Manny Pacquiao mbërriti të shtunën në Los Angeles, aty ku me 9 prill do të ringjitet për herë të parë në ring që pas humbjes me Floyd Mayweather majin e shkuar.

37-vjeçari nga Filipinet do të përballet për të tretën herë me Timothy Bradley. Boksieri nga Amerika deri tani ka regjitsruar vetëm 1 humbje dhe atë e ka pësuar nga Pacquiao.

Sipas mediave amerikane, për këtë sfidë filipinasi ka marrë 2 milionë dollarë paradhënie ndërkohë që në fund të saj do të marrë edhe 20 milionë të tjera.

Top Channel