Mbretëresha Elizabeth nuk e ndjek asnjëherë modën, por moda e ndjek atë. Thuajse të gjitha koleksionet e veshjeve vjeshtë-dimër për këtë vit kishin frymëzim nga stili i saj.

Sikurse shkruan një artikull në revistën “Time”, “Mbretëresha nuk duhet të ndërrojë asnjëherë stil për të qenë koherente me modën. Ajo thjesht qëndron ashtu siç është, ndërsa koha shkon sërish prapë tek ajo”.

Në sfilaten e “Chanel”, Karl Lagerfeld prezantoi shumë veshje me ngjyrën rozë, e po ashtu “Gucci” me ngjyrën turkeze. Sikurse mbretëresha, edhe modelet nuk kishin asnjë thyerje tjetër, teksa mbanin veshur këto ngjyra.

Shkëlqesia e saj njihet për përzgjedhjen e ngjyrave të forta, të cilat i vesh nga koka te këmbët, shoqëruar edhe me beretat në po të njëjtat tonalitete.

Top Channel