Fitorja në luftën ndaj mushkonjave, thuajse e pamundur

13/03/2016 00:00

Ndërsa bota i ka sytë te avancimi i shpejtë i Zikës në të dy kontinentet e Amerikës, ekspertët paralajmërojnë se ky virus – që erdhi nga Afrika, – është vetëm njëri brenda një numri gjithnjë e në rritje sëmundjesh ndërkontinentale, që transportohen nga mushkonjat dhe që kërcënojnë njerëzimin.

Beteja kundër insekteve në rrugët e Brazilit është më e fundit, në një luftë të lashtë mes njeriut dhe mushkonjave, ku insektet fitojnë më shpesh.

Shkencëtarët thonë se, mushkonjat po shfaqen gjithnjë e më shpesh nga Uashingtoni në Strasburg, duke hedhur poshtë nocionin se do të qëndronin të kufizuara në tropik.

Si për ironi të fatit janë pikërisht njerëzit, që u kanë shtruar “tapetin e kuq” mushkonjave, duke i transportuar ato në të gjithë botën dhe duke krijuar një peizazh urban plot mbeturina, që ofron ambientin perfekt për to.

Shkencëtarët thonë se me metodat aktuale, mushkonjat nuk do të eliminohen kurrë dhe se, sistemi i vetëm që mund të funksionojë është ai i modifikimit gjenetik, për të cilin do të duhen ende shumë vite që të perfeksionohet.

Ata paralajmërojnë gjithashtu se, ndërhyrjet e gabuara gjenetike ndaj mushkonjave, siç ka ndodhur në Brazil, mund t’i bëjnë ato më të forta. Gjatë 40 viteve të fundit, 6 lloje të reja mushkonjash janë vendosur në Europë dhe 6 prej tyre kanë mbërritur pas viteve ’90, të nxitura kryesisht nga tregtia ndërkombëtare e mallrave.

Top Channel