Bayern shkatërron Werder Bremen

12/03/2016 00:00

Werder Bremen rezultoi një kundërshtar i lehtë për Bayern Munchen në javën e 26-të të Bundesligës. Bavarezët fituan 5-0 në “Allianz Arena”, në një sfidë që nuk pati shumë surpriza.

Kingsley Coman bëri një punë të shkëlqyer në krahun e djathtë me tre asiste për gol, fillimisht për Thiago Alcanatara në minutën e ‘9, me spanjollin që goditi me shpejtësi duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Wiedwald.

22 minuta më vonë, 19-vjeçari francez depërtoi deri në vijën fundore dhe pasoi për Thomas Mueller, që kur i jepet rasti për të shënuar nuk gabon.

Në të ‘65 ishte sërish Mueller që i çoi shifrat në 3-0, ndërsa në të ‘86 Lewandowski përfitoi nga një një kthim i gabuar i topit nga mbrojtja për golin e katërt. Por Bayern nuk u mjaftua me kaq.

Në minutën e fundit, Alcantara realizoi golin e dytë personal të mbrëmjes, sërish i asistuar nga Coman.

Top Channel