Ky është momenti shokues kur një nënë refugjate lan foshnjen e saj në një pellg me ujë në fshatin kufitar grek Idomeni.

Mijëra familje refugjatësh kanë ngecur pasi vendet ballkanike i kanë mbyllur kufinjtë për të mos i lejuar ata që të vazhdojnë udhëtimin e tyre në veri.

Kjo nënë në foto është një nga 14 000 personat e ngecur në anën greke të kufirit me Maqedoninë. Rreth 2000 emigrantë në ditë hyjnë në Greqi dhe vetëm pak prej tyre ikin prej andej.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel