Vonohet rikthimi i Rooney, United duhet të presë

12/03/2016 00:00

Shtohen telashet për Manchester United. Kapiteni i “Djajve të Kuq”, Wayne Rooney nuk është riaftësuar plotësisht në gju, që do të thotë se rikthimi i tij në fushat e lojës do të shtyhet.

Rooney u dëmtua në 13 shkurt, në ndeshjen me Sunderland dhe sipas stafit mjekësor u mendua që ai do të zbriste në fushën e lojës në 3 prill në sfidën me Evertonin.

Por kurimi i dëmtimit në gju nuk shkoi sipas parashikimeve, duke e detyruar sulmuesin Rooney që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë më të gjatë. Ndërsa te Manchester United alarmi për mungesën e tij është i madh, te përfaqësuesja angleze duket se janë më të qetë.

Te “Tre Luanët” është i dukshëm besimi se Rooney do të mund të kthehet të luajë përpara mbylljes së këtij sezoni, për të qenë i pranishëm në Evropianin e Francës.

Top Channel