Serie A, Juve mposht Sasuolon

11/03/2016 00:00

Ky Juventus di vetëm të fitojë dhe titulli i pestë radhazi duket në horizont. Kryesuesit e Serisë A fitojnë 1-0 në shtëpi ndaj Sasuolos. Me këtë fitore, skuadra e Allegrit shkëputet me 6 pikë nga ndjekësit më të afërt.

Supergoli i Dybala ndali serinë prej 3 fitoresh radhazi të Sasuolos. Argjentinasi shënoi nga jashtë zone kur luhej minuta e 34, pas një kundërsulmi që nisi me këmbëshpejtin Cuadrado.

Pas këtyre tri pikëve, skuadra e Allegrit tani do të fokusohet vetëm në ndeshjen kthyese të Champions ndaj Bayernit, që do luhet në “Allianz Arena”.

Tani presioni është i gjithë mbi skuadrën e Napolit që do të duhet të fitojë në transfertën ndaj Palermos të shtunën në mbrëmje, për t’ju afruar “zonjës” sërish në vetëm 3 pikë.

Top Channel