NFL, Tom Brady zgjat kontratën me New England Patriots

11/03/2016 18:30

Tom Brady do të vazhdojë të jetë pjesë e New England Patriots.

“Quarterback”-u 38-vjeçar firmosi me skuadrën e National Football League një kontratë të re që skadon në sezonin 2019-2020, nga e cila do të përfitojë 28 milionë dollarë, shifër kjo që mund të arrijë deri në 41 milionë dollarë.

Tom Brady renditet në vendin e pestë në historinë e NFL-së për jardët e përshkruara me pasime. Para tij në renditje janë Peyton Manning, Brett Favre, Dan Marino dhe Drew Brees.

Top Channel