Futbollisti i Granadës e quan djalin Modriç

11/03/2016 17:05

Javi Marquez është një futbollist i Granadës dhe është katalanas. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar atë që ta quajë fëmijën e tij Modriç, pikërisht si lojtari i Realit të Madridit.

“Na pëlqente si tingëllonte emri. Fakti që njerëzit e lidhin këtë me një futbollist të madh është diçka pozitive. Nuk na u duk një ide e keqe”, tregon javi Marquez.

Modriç Marquez është fëmija i tretë i lojtarit të Granadës. Dy të parët Javi Marquez i ka quajtur Arnau dhe Galdriç. Ky fakt nuk e ka lënë indiferent futbollistin kroat të Realit të Madridit, Luka Modriç, i cili nëpërmjet profilit të tij në Twitter falenderoi dhe e uroi njëkohësisht kolegun e tij që u bë baba për të tretën herë.

Nuk është hera e parë që fëmija i një sportisti të marrë emra nga personalitete apo objekte të njohura në botë dhe këtu përmendim Chanel Totti, Brooklyn e Cruz Beckham, Swami Miccoli e Romarinho, ky i fundit është djali i futbollistit të njohur brazilian Romario.

Top Channel