Aubameyang te Reali i Madridit?

11/03/2016 00:00

Po shkëlqen me Dortmundin, por duket se Pierre Emerick Aubameyang nuk do të qëndrojë edhe për shumë kohë me verdhezinjtë, pasi për të ka kërkesa të shumta, madje duket se është arritur edhe një marrëveshje për transferimin e tij.

Për mediat spanjole, sulmuesi nga Gaboni sezonin e ardhshëm do të luajë me Realin e Madridit dhe për këtë duket se Los Blancos kanë marrë edhe pëlqimin e lojtarit.

Florentino Perez dhe stafi i tij për të bërë të mundur kalimin e Aubameyang në kryeqytetin spanjoll duhet të arrijë një marrëveshje edhe me Borussian e Dortmundit që për të lënë të lirë bomberin afrikan kërkon plot 100 milionë Euro. Një shifër e konsiderueshme kjo edhe për një klub si Reali që zakonisht nuk kursehet kur bëhet fjalë për futbollistë të talentuar dhe plot klas.

Aubameyang ka shkëlqyer me fanellën verdhezi në këtë sezon teksa në 38 takime në të gjitha kompeticionet ka realizuar 33 gola. Vetë sulmuesi nga Gaboni pak ditë më parë në një intervistë u shpreh se ëndërron  të luajë një ditë me Realin e Madridit dhe kurrë nuk do t’i thoshte jo një oferte të klubit merengues.

Top Channel