Aurela në Paris jo vetëm për modë

11/03/2016 00:00

Modelja Aurela Hoxha është duke kaluar disa ditë në Paris, ku duket se nuk është vetëm. Aurela, veçse është e impenjuar me angazhimet e saj prej fashionisteje në këtë qytet, duket se po shijon edhe bukuritë e tij.

Në disa postime në rrjete sociale, modelja është shfaqur tejet sensuale, teksa pozon përballë Kullës Eifel.

Por, siç duket qartë, Aurela e ka edhe një shoqërues, për të cilin ende nuk ka zbuluar asgjë.

Modelja e njohur ka udhëtuar shpesh drejt Parisit gjatë kohëve të fundit, fakt që ka zgjuar dyshimet se ajo ka nisur një romancë të re.

Top Channel