Reperi MC Kresha, veç impenjimeve në muzikë, gjen kohë edhe për fansat e tij, veçanërisht kur janë me aftësi të kufizuara.

Ai ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku tregon se është takuar me një fans mjaft të veçantë të tij. Përkrah fotos emocionuese, ai shkruan se pati rastin të takohej me një fans special, Qëndrimin, të cilin e ka falënderuar për pasditen e këndshme.

“Jemi të gjithë një dhe të barabartë”, ka shkruar Kresha në Instagram.

Aktualisht MC Kresha po shijon suksesin e baladës së rikompozuar nga Gjurmët, “Era”.

Top Channel