1 miliard dollarë për autostradat e biçikletave

11/03/2016 00:00

Norvegjia, një nga 15 prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Tokë, do të investojë afërisht 1 miliard dollarë për të ndërtuar autostrada për biçikleta.

Ky investim do të marrë udhë në dhjetë qytetet më të mëdha të vendit.

Ideja është që këto autostrada të kenë dy korsi në mënyrë që të ketë hapësirë të mjaftueshme që kushdo të mund të lëvizi me biçikletë edhe për distanca të paimagjinueshme me parë.

Kjo është një nismë e Norvegjisë për të reaguar ndaj ndryshimeve klimaterike si edhe ndaj çmimit të naftës.

Por, moti i keq që mbizotëron në vend gjatë pjesës më të madhe të vitit, pak orë dritë dhe peizazhi malor, ka bërë që të ulet entuziazmi i shumë norvegjezëve për këtë investim.

Top Channel