E. League, Liverpool fiton derbin britanik, ngec Lazio

10/03/2016 00:00

Liverpool ka fituar derbin britanik me Manchester United duke e mundur 2-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Anfield”.

Sturridge në minutën e 20 shndërron në gol një 11-metërsh dhe zhbllokon takimin, ndërkohë në pjesën e dytë është i riu Firmino ai që vulos rezultatin 2-0, ndërsa  skuadra e Van Gal vazhdon të thellojë krizën e rezultateve.

Nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 edhe Lazio në Pragë përball Spartës. Fridek shënon golin e parë për çekët ndërkohë që Lazio barazpeshon gjithçka që në pjesën e parë me Parolon.

Në ndeshjet e tjera Bilbao fiton derbin spanjoll me Valencian 1-0 ndërkohë që Villareali mund 2-0 Bayer Leverkusen.

Top Channel