Costandinides, trajneri i ri i Kombëtares së basketbollit

10/03/2016 00:00

Qiprioti Antonis Constantinides do të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare të basketbollit në eleminatoret e Eurobasket 2017, një emër që federata jonë pret të japë stimulin e duhur në seleksionin e kquezinjve.

“Unë gjithmonë jap 100% të vetes time në punë, por këtu do të jap 1000% për të arritur maksimumin. Kam biseduar me lojtarët shqiptarë që luajnë jashtë. Kemi një grup shumë të vështirë, por do të mundohemi të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën”, tha trajneri qipriot.

Për herë të parë Shqipëria do të marrë pjesë në eleminatoret e Europianit me 5 skuadra kombëtare, duke përfshirë dhe ato të moshave. Por, kjo nuk është risia e vetme për basketbollin tonë.

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj bën pjesë në grupin F së bashku me Gjeorgjinë, Malin e Zi dhe Sllovakinë.

Ndeshjet eleminatore të këtij grupi për kuqezinjtë e koshit do të fillojnë në fund të gushtit dhe do të përfundojnë me sfidën ndaj Sllovakisë me 17 shtator.

Trajneri i ri Constantinides ka theksuar se Ermal Kuqo ka kërkuar të tërhiqet nga skuadra dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares në këto eleminatore.

Top Channel