Partizani-Skënderbeu, të premten biletat për titullin

10/03/2016 00:00

Partizani-Skënderbeu ka marrë një rëndësi të jashtëzakonshme në garën për titullin kampion në futbollin shqiptar pasi nga java në javë, si “Demat e Kuq” ashtu edhe korçarët, kanë rivalizuar mes tyre për vendin e parë.

Por, këtë të hënë beteja direkte mund të sjellë risi në renditjen e kategorisë Superiore dhe tifozët respektivë kanë nisur të interesohen për të qenë në stadium.

Klubi organizator i sfidës, që nis në impiantin “Qemal Stafa” në orën 19:00 ka bërë të ditur edhe çmimet e biletave. Kështu një vend në Tribunat A dhe B do të jenë të diferencuara në 2 sektorë me çmimet respektive: 1 500 Lek dhe 1 000 Lek, biletat në Tribunën D2 , D3, dhe E do të kushtojnë 300 Lek secila. Ashtu siç e ka praktikuar shpeshherë klubi kryeqytetas, hyrja për femrat do të jetë falas në sektorët e Tribunave D2 dhe D3.

Tifozëria mike nga Korça do të ketë në dispozicion Tribunat A dhe E dhe biletat do të mund të sigurohen nga dita e premte në Stadiumin “Qemal Stafa”.

Skënderbeu kryeson kampionatin me 4 pikë më shumë se Partizani, por në rast fitore të kryeqytetasve distanca mund të reduktohet në vetëm 1 pikë. Ky është edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të ardhshme në Kategorinë Superiore.

Top Channel