Miss Cheerleaders, konkursi i veçantë i bukurisë

10/03/2016 00:00

Në Rusi po përgatiten për një konkurs të ri dhe të veçantë të bukurisë dhe bëhet fjalë për Miss Cheerleaders.

Në këtë eveniment që organizohet nga liga profesionale e basketbollit VTB, përcaktohet vajza që spikat më shumë në aspektin fizik mes nxitëseve të tifozëve.

Do të jenë pikerisht tifozët ata që do të japin verdiktin e tyre në këtë konkurs nëpërmjet votimeve në faqen zyrtare të internetit të VTB.

Nisja e përgatitjeve për këtë konkurs përkoi me 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe drejtuesit e ligës së basketbollit rus e shohin këtë si një vlerësim për punën që balerinat e grupeve të nxitëseve të tifozëve të çdo skuadre kanë bërë në harkun e një viti.

Në këtë edicion të Miss Cheerleaders, numri i konkurrenteve është 8, ndërkohë që deri të mërkurën 800 persona kanë bërë zgjedhjen e tyre për të përcaktuar fituesen e këtij konkursi bukurie.

Top Channel