Shënon gjithë jetën për Partizanin, FSHF i jep meritën për Tiranën

10/03/2016 00:00

Refik Resmja, legjendë e Partizanit dhe italiani Gianni De Biasi ishin dy nga figurat e sportit shqiptar që u nderuan me çmimin “nderi i kombit në Futboll” në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së të mbajtur këtë të enjte.

Një tjetër figurë e sportit që u nderua në këtë Asamble ishte edhe Ylli Shehu, me titullin “Legjenda e Futbollit Shqiptar”.

Nëse në vitet ‘80-‘90 ishte emblema e golit për skuadrën e kuqe të Partizanit, pas 25 vjetësh FSHF-ja kontributin ia vlerëson si një ish lojtar i Tiranës. Ky titull për Shehun nga FSHF-ja u dha për kontributin e dhënë si sulmues virtuoz me skuadrën e Tiranës dhe Kombëtaren e Shqipërisë.

Por në karrierën e tij, Ylli Shehu nuk është aktivizuar asnjëherë me bardheblutë. Ai ka qenë një prej sulmuesve më të mirë të Partizanit në vitet ‘80-’90. Gjithashtu ai ka luajtur edhe në Belgjikë dhe në Greqi.
 

FOTO GALERI
1/1

Top Channel