Modelja Amber Rose ka sulmuar ashpër këngëtaren Pink, pas tekstit të kësaj të fundit për 8 mars.

Pink ka kritikuar nënat dhe familjaret që shesin trupin në kohërat moderne dhe e ekspozojnë atë në publik, duke thënë se nuk është shembull i mirë për shoqërinë.

Por, ndaj kësaj deklarate ka reaguar keq Amber, e njohur për mungesën e sikletit kur bëhet fjalë për t’u zhveshur për fansat.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Amber e ka kritikuar këngëtaren, duke thënë se meqë është e rritur, ajo duhet të përkrahë një femër që të jetojë si dëshiron. Amber shton se nëse një nënë e dy fëmijëve ka një trup perfekt dhe ndihet komode që ta tregojë atë në publik, atëherë mund ta bëjë këtë.

Top Channel