Lady Gaga, së shpejti albumi i ri

10/03/2016 00:00

Këngëtarja e njohur amerikane Lady Gaga nuk ka folur shumë për albumin e saj të shumëpritur, por ka bërë një premtim për fansat.

Gaga, emri i vërtetë Stefani Joanne Angelina Germanotta, është duke punuar prej një kohe të gjatë për albumin e katërt solo dhe thotë se “ja vlen të pritet”.

Ajo ka treguar se është duke punuar çdo ditë me regjistrimet dhe do të përfundojë një ditë, pa zbuluar datën e hedhjes në treg.

Megjithatë, artistja ka zbuluar se është shumë e emocionuar dhe ndjehet sikur kjo është hera e parë që kalon kohën me këngët e saj, pasi për disa vjet i është dashur të merret me shumë gjëra, vetëm për të kënaqur njerëzit rreth saj.

Sidoqoftë, Lady Gaga ka premtuar se pritja e gjatë do t’ju shpërblehet.

Top Channel