Imituesja e imitueses së drejtoreshës së Tatimeve

10/03/2016 00:00

Imituesja e drejtoreshës së Tatimeve e kuptoi se ç’ do të thotë të imitohesh kur në puntatën e parë të këtij viti të “Portokallisë” një vajzë e vogël rikrijoi skeçin me të cilin ajo bëri për vete publikun.

E prezantuar nda “drejtoresha e Tatimeve” me emrin “realizimi buxhetor i mbledhur nga të ardhurat”, vogëlushja mori duartrokitjet e publikut.

Në fund, vetë “drejtoresha” qau hallin e saj: “E kuptoni që shteti është në krizë? Duan të më heqin mua, kanarinën pushverdhë. Kështu që jepni lekët. Që ta dini: bëhet a nuk bëhet shtet, ne lekët do t’jua marrim. Se më ka thënë Edi Rama: O Brisss, o torta me akull, puna e tatimeve është si puna e shalqirit. Është me provë, duhet të dalë i kuq dhe i ëmbël se ndryshe të del kungull”.

Top Channel