“Mund të luaj me to gjithë ditën”

10/03/2016 00:00

Një video e re tregon se si 4 meshkuj provojnë gjoks prej silikoni dhe kjo gjë i pëlqen jashtëzakonisht jashtë mase.

Videoja që vjen nga komediani kanadez Davison, i kanalit të Youtube LOLPervs, tregon katër meshkujt duke vëzhguar me kujdes dhe shtrydhur gjoksin që përdoret nga transeksualët dhe nga femrat që kanë bërë mastektomi.

Protagonistët e klipit janë David Murrin, Mike Carrozza, Roman Pagliaro dhe Adam Vollelv, të cilët kur e shohin gjoksin prej silikoni thonë se mund të luajnë me të gjithë ditën e ditës.

Pasi i prekin e i puthin për të parë nëse janë si të vërteta, djemtë zhvishen dhe i provojnë në trupin e tyre.

Njëri prej tyre pyet veten nëse do të rrijë duke i prekur gjithë ditën, por një tjetër i thotë se me shumë mundësi, në momentin që do i ketë përherë në trup, do të bëhet indiferent ndaj tyre.

Top Channel