Roma-PSG, bisedime për Miralem Pjaniç

10/03/2016 12:10

Roma dhe Paris Saint Germain duket se do të bëhen protagonistë të një operacioni të rëndësishëm në merkaton e transferimeve që kap vlerën e 50 milionë eurove. Lajmi bëhet i ditur nga “La Gazzetta dello Sport”, sipas së cilës, në qendër të këtij operacioni është Miralem Pjaniç, i kërkuar edhe nga klube të tjerë të rëndësishëm evropianë.

Mesfushori boshnjak po përjeton sezonin më të mirë të tij dhe te PSG konsiderohet si futbollisti ideal për të përforcuar skuadrën në verën e këtij viti. Pjaniç ka në kontratën e tij me Romën një klauzolë për zgjidhjen e saj prej 31 milionë eurosh, por duke parë interesin e madh që klubet e mëdha kanë shfaqur për të, Roma është gati të nisë tratativa për të ndezur një ankand të vërtetë.

Gjithnjë sipas “La Gazzetta dello Sport”, PSG kërkon të mundë konkurrencën duke i ofruar Romës Dinjenë, për të cilin është parashikuar një e drejtë për blerjen e tij prej 15 milionë eurosh, kartonin e Adrien Rabio që vlerësohet 15-18 milionë euro si dhe 15 milionë euro të tjerë si para’ të thata.

Top Channel