Kjo mace nuk e do postën tënde

10/03/2016 00:00

Të gjithë i kemi parasysh emailet e padëshiruara, që na vijnë në një dosje të veçanta, e quajtur “spam” ose “junk”. Por ekziston një tjetër mënyrë e seleksionimit të tyre.

Një video e postuar në YouTube dhe LiveLeak tregon dikë që përpiqet të vendosë postën në vendin e saj por një mace nga ana tjetër e bën të duket një punë shumë e vështirë.

Pamjet janë filmuar nga punonjësi i postës, por nuk dihet se kur dhe ku është filmuar. Ajo që shihet qartë është se macja ka diçka me postën, në disa raste ajo e merr dhe në disa të tjera e refuzon.

Top Channel